Rreziku nga shtylla elektrike në fshatin Kosavë të Dragashit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Një shtyllë elektrike në rrugën kryesore të fshatit Kosavë të Komunës së Dragashit është thyerë dhe është në gjëndje jo stabile, shkruan Opoja.net.

Banorët e fshatit Kosavë të Opojës kërkojnë ndërhyrjen e KEDS për zëvendësimin e shtyllave elektrike për shkak të dëmtimeve të tyre, e që paraqesin rrezik të vazhdueshëm për të gjithë banorët, në veçanti për fëmijët dhe  nxënësit e fshatit.

“Shtylla elektrike në fshatin Kosavë të Dragashit që në qdo moment paraqet rrezik, është thyer edhe konzolla e varuar në tela shiq shihet në fotogarfi, duhet urgjentishtë të intervenohet” tha Qamil Kolloni i cili ka dërguar fotografinë në Portalin “Opoja.net”

Banorët e Kosavës e shohin si shqetësues, faktin se tërë rrjeti i energjisë elektrike është i shtrirë përreth rrugës kryesore të fshatit, që paraqet rrezik potencial për kalimtarët në rast të ndonjë rrëzimi të shtyllës elektrike.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-