Numri i foshnjave që po braktisen nga prindërit e tyre ka nisur të shtohet në muajt e parë të këtij viti, transmeton Gazeta Sinjali.
Vetëm në Prishtinë janë 11 fëmijë prej të cilëve tetë u kthyen në bashkim familjar ndërkaq tre nën kujdesin e Departamentit të Mirëqenies Sociale. Nën kujdesin familjar shumë foshnje u kthyen edhe vitin e kaluar ku nga 39, 20 u bashkuan me familje, ndërkaq 19 shkuan në përkujdes të departamentit përkatës.
Rastet kur prindërit binden t’i marrin fëmijët e braktisur janë shtuar edhe në Gjakovë. Nga katër tentativa për braktisje, të gjithë u bindën që të marrin në përkujdesje fëmijët, por me ndihmë financiare nga Qendra për Punë Sociale, shkruan Klan Kosova.
Një tentativë braktisje kishte edhe në Pejë, ndërsa në Prizren, në muajt e parë të këtij viti janë lënë pa përkujdesje dy foshnje, më shumë se gjithë vitin e kaluar që ishte një. Ndërkaq në Gjilan 2020-ën ishin 2 raste, ndërkaq tash nuk ka. As vjet e as sivjet deri në maj nuk ka foshnjë të braktisura në Mitrovicë.
Ndërkaq në polici ku këto raste kategorizohen si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, nga janari në mars janë evidentuar 25 raste.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.