Banka Qendrore Evropiane ka ndezur alarmin se rreziku i stabilitetit ekonomik është në rritje derisa perspektiva ekonomike është e errët dhe zyrtarët janë duke luftuar me inflacionin rekord.
Në raportin e saj të fundit të stabilitetit financiar, kjo bankë thotë se huadhënësit, qeveritë dhe familjet janë të gjithë të cenueshëm, raporton Guardian.
“Rreziku i stabilitetit financiar në zonën e euros është rritur në mes ngritjes së çmimit të energjisë, inflacion të lartë dhe rritjes së ulët ekonomike”, thotë raporti.
“Të gjitha këto dobësi mund të shpalosen njëkohësit, duke përforcuar potencialisht njëra-tjetrën”.
BQE ka shprehur brengën se huamarrësit do të kenë telashe t’i kthejnë kredit derisa inflacioni ka goditur të ardhurat e tyre.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.