Rritje alarmante e çrregullimeve mendore në botë: Mbi 1.2 miliardë njerëz të prekur

Opoja.net Opoja.net Rajoni

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën prestigjioze “The Lancet”, ankthi dhe depresioni janë çrregullimet më të përhapura dhe me rritjen më të madhe në dekadat e fundit. Studiuesit paralajmërojnë se krizat globale, pasiguria ekonomike, konfliktet, pandemia Covid-19 dhe izolimi social kanë ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e shëndetit mendor.

Studimi analizoi të dhëna nga 204 shtete dhe territore, duke përfshirë 12 lloje të çrregullimeve mendore, si depresioni, ankthi, bipolariteti, skizofrenia, autizmi dhe ADHD.

Ekspertët theksojnë se të rinjtë, veçanërisht grupmosha 15 deri në 19 vjeç, po preken më shumë se kurrë më parë. Sipas tyre, kjo periudhë është vendimtare për zhvillimin emocional dhe social, ndërsa ndikimi i stresit, rrjeteve sociale dhe pasojave të pandemisë vazhdon të jetë i madh.

Autorët e studimit kanë bërë thirrje për investime urgjente në shërbimet e shëndetit mendor dhe qasje më të lehtë në trajtim, duke paralajmëruar se sistemet shëndetësore nuk po ecin me ritmin e rritjes së rasteve.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-