Rritje çmimesh e parregullsi për termin për vizë gjermane, thonë disa qytetarë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë së fundmi ka dalë me një njoftim se terminët e vizave Schengen për udhëtime turistike në Gjermani mund të bëhen përmes ofruesit të jashtëm të shërbimit VisaMetric.

Derisa thuhet se ky shërbim ka dëshmuar veten, aplikantët e thonë të kundërtën.

Ata të mllefosur tregojnë që VisaMetric po i zhvatë në mënyrën më të keqe, duke bërë thirrje nga ambasada gjermane që të ndalojë këtë shërbim.

Qytetarja Shkurta Shala, para kamerës së televizionit, ka thënë se përkundër sa ka paguar 80 euro më shumë për shërbimin “VIP”, ajo prapëseprapë nuk ka marrë shërbime kualitative.

Për shkak të radhëve të gjata që janë krijuar para VisaMetric, janë ankuar edhe banorët e zonës përreth, të cilëve u është vështirësuar lëvizja.

Një qytetare tjetër për DTV, është shprehur e tmerruar me shërbimet e VisaMetric. Ajo ka thënë se kjo është plaçkitje në pikë të ditës.

Më 13 shtator, ambasada gjermane lëshoi njoftimin se aplikimi për vizë do të mund të bëhet vetëm nëpërmjet VisaMetric, kompani e cila do t’i dërgojë më pastaj aplikacionet te ambasada për ekzaminim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-