Sa i ka realizuar premtimet kryetari i Komunës së Dragashit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

 

Arsim

Finalizimi i projektit për ndërtimin e shkollës profesionale (Përfunduar).

25/Jan/2017 – Projekti për ndërtimin e shkollës profesionale është finalizuar në fillim të vitit 2014. Ndërtimi i kësaj shkolle ka nisur në gjysmën e parë të vitit 2015. Në maj të 2016 shkolla është përfunduar. Mjetet për ndërtimin e saj i ka ndarë MASHT-së. Toka është ofruar nga komuna, si dhe lidhja ne ujësjellës, kanalizim dhe trafo e rrymës është ofruar nga komuna.

Ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Kosavë, Buçe dhe Llapushnik (Filluar).

25/Jan/2017 – Shkolla ekzistuese në Kosavë është meremetuar, është instaluar ngrohja qendrore dhe është bërë izolimi termik i objektit.

Bujqësi

Investime të gjera në bujqësi (Përfunduar).

25/Jan/2017 – Gjatë periudhës janar 2014 deri në janar 2017 janë evidentuar këto projekte të mbështetura në bujqësinë e Dragashit: Në bashkëpunim me UNDP janë investuar 260 mijë euro. Këto mjete janë koncentruar kryesisht në trajnime si dhe në ngritjen e 6 serrave me sipërfaqe 1 ari për serrë, po ashtu kanë përfituar 39 fermer nga një lopë qumështore, 64 fermer kanë përfituar mekanizëm përkatës për mjeljen e lopëve, janë ndërtuar dy pika grumbulluese te qumështit, 17 fermer kanë përfituar donacion për meremetimin e stallave për lopë dhe dele. Gjatë vitit 2016 komuna në bashkëpunim me UNDP kanë mundësuar 17 fermerëve mbjelljen e 1.7 hektarëve me mjedër. Ndërsa Ministria e Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural gjatë periudhës 2014-2016 ka përkrahur rreth 350 fermerë të Komunës së Dragashit me subvencione dhe grante ku Komuna e Dragashit ka ofruar trajnime në informimin e fermerëve rreth kritereve për aplikim, rreth kompletimin e dokumenteve, dhe rreth implementimit te granteve.

Energjetikë

Ndërtimi i nënstacionit 110kv (Përfunduar).

25/Jan/2017 – Komuna ka ndarë 70 ari tokë për ndërtimin e këtij nënstacioni. Nënstacioni është ndërtuar nga MZHE në periudhën e parë të 2015.

Infrastrukturë

Ndërtimin e një fabrike për trajtimin e ujerave te zeza (Përfunduar).

07/Mar/2017 – Fabrika është ndërtuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në vlerë prej 800 mijë eurove. Kjo nuk ka arritur të zgjidh problemin e trajtimin të ujrave të zeza në Dragash. Komuna ka shprehur interesim për ndërtimin edhe të një fabrike tjeter të njejtë në një lokalitet tjeter.

Rregullimin e kanalizimit në të gjitha vendbanimet (nuk ka filluar).

Asfaltimi i tri rrugëve të cilat lidhin territorin e Komunës së Dragashit me Shqipërinë (gjysëm e përfunduar)
25/Jan/2017 – Në maj të 2013 Kosova dhe Shqipëria kanë hapur pikë kalimin kufitar në Shishtavec që lidh rajonin e Kukësit me Dragashin. Rruga për Orqushë është kryer. Dy rrugë tjera që lidhin Dragashin me Shqipërinë janë përfunduar mbi gjysma e tyre, financuar nga zyra e BE-së.

Lidhja në sistemin e ujësjellësit të gjitha lagjeve të qytetit. (përfunduar)
20/Dec/2014 – Komuna gjatë 2014 ka lidhur me rrjetin e ujësjellësit 4 zona, respektivisht 9 lagje të qytetit. Zonat urbane në qytet përgjithësisht e kanë të rregulluar sistemin e ujësjellësit, por përballen me reduktime të shpeshta dhe të gjata nga mungesa e ujit të pijes.

Rregullimi i ujësjellësit në të gjitha fshatrat e Dragashit përmes sistemit të pompimit (përfunduar)
25/Jan/2017 – Gjatë 2014 është rregulluar ujësjellësi në fshatin Buzez, në fshatin Bresanë, në fshatin Rapçë, në fshatin Leshtanë. Është rregulluar ujësjellësi në 4 zona urbane të Dragashit. Rregullimi i ujësjellësit në fshatin Milkë, në fshatin Brut, në fshatin Brezne, zgjerimi i ujësjellësit në fshatin Brod. Investimet në rrjetin e ujësjellësit në Dragash në 2014 kanë qenë të gjëra. Gjendja e paraqitur në Komunë të Dragashit tregon se gjitha fshatrat kanë ujë të pijes nga sistemi i ujësjellësit dhe forma e pompimit nuk paraqitet e nevojshme, për shkak të konfiguracionit të terrenit.
Asfaltimi i rrugëve të cilat lidhen me territorin e Maqedonisë (filluar)
25/Jan/2017 – Gjatë periudhës janar 2014 deri në kohën e përditësimit (janar 2017) është asfaltuar një pjesë e rrugës Restelicës që lidhet me Mavroven.

Shëndetësi

Meremetimin e Qendrës Kryesore të Mjekisë Familjare (përfunduar)
20/Dec/2014 – Kjo ka përfunduar. Vlera e meremetimeve ka kapur shifrën rreth 8 mijë euro.

Shërbime Publike

Mënjanimin e derdhjes se kanalizimit në rrjedhën e lumenjve (përfunduar)
07/Mar/2017 – Gjatë kësaj periudhe (dhjetor 2013 – qershor 2016) kanalizimet janë rregulluar në këto zona: Buzez, një pjesë në fshatin Restelicë, si dhe një pjesë në fshatin Zaplluxhe. Është rregulluar kanalizimi në fshatin Shajne, Zlipotokë, në fshatin Buçe, në fshatin Brrut si dhe në fshatin Pllavë. Ndërsa Kanalizimi (deri në janar 2017) ekziston në të gjitha lokalitetet e Dragashit përveç në fshatin Bresne.

Menaxhimi i mbeturinave dhe largimi i deponive (gjysëm të përfunduar)
20/Dec/2014 – Zonat urbane të qytetit në Dragash kanë përgjithësisht një mirëmbajtje nga mbeturinat dhe nuk vërehen papastërti. Në fshatrat e kësaj komune është caktuar një kompani private për t’i menaxhuar dhe gjendja në zonat rurale mbetet akoma jo e mirë.

Lehtësimi i procedurave për marrjen e shërbimeve në komunë (përfunduar)
07/Mar/2017 – Procedurat për marrjen e shërbimeve komunale përgjithësisht janë të standardizuara në gjithë Kosovën. Në Dragash për shkak edhe të numrit të banorëve nuk ka pritje dhe vonesa të mëdha në marrjen e dokumenteve të ndryshme.

Sociale

Mbështetjen e veçantë për sportistët dhe rininë (filluar)
25/Jan/2017 – Komuna financon pjesërisht klubin e futbollit (ndonëse klubi nuk tregohet gjithaq aktive dhe nuk ka shënuar ndonjë përformance të mirë). Komuna gjithashtu mbështet financiarisht për çdo vit aktivitetin sportiv i quajtur Pehlivanët. Nuk është gjetur ndonjë e dhënë specifike për mbështetjen e rinisë gjatë kësaj periudhe. Gjatë kësaj periudhe është kryer ndërtimi i pjesë së terrenit në stadiumin e Dragashit, po ashtu ka përfunduar ndërtimi i halles së sportit, ndërtimi i qendres rinore dhe është mbeshtetur shoqeria kulturore “Bresana”

Sport

Mbështetjen e veçantë për sportistët dhe rininë (përfunduar)
25/Jan/2017 – Komuna financon pjesërisht klubin e futbollit (ndonëse klubi nuk tregohet gjithaq aktive dhe nuk ka shënuar ndonjë përformance të mirë). Komuna gjithashtu mbështet financiarisht për çdo vit aktivitetin sportiv i quajtur Pehlivanët. Nuk është gjetur ndonjë e dhënë specifike për mbështetjen e rinisë gjatë kësaj periudhe. Gjatë kësaj periudhe është kryer ndërtimi i pjesë së terrenit në stadiumin e Dragashit, po ashtu ka përfunduar ndërtimi i halles së sportit, ndërtimi i qendres rinore dhe është mbeshtetur shoqeria kulturore “Bresana”

Zhvillim Ekonomik

Shfrytëzimi i parkut kombëtar “Sharri” në dobi të zhvillimit të ekonomive familjare (filluar)
25/Jan/2017 – Komuna ka hequr gjitha taksat ndaj biznesit me qëllim të shfrytëzimit të resurseve të tyre drejt zhvillimit. Në vitet e fundit janë disa prudukte të qumshtit dhe mishit që promovohen në tregun e Kosovës nga zona e “Sharrit”.

Përkrahje e projekteve që synim kanë hapjen e bizneseve të vogla (përfunduar)
20/Dec/2014 – Komuna ka larguar të gjitha taksat në tri vitet e para të punës për bizneset e sapo hapura. Kjo masë është ndërmarr me qellim të lehtësimit dhe inkurajimit te personave për të hapur biznese.

Këto të dhëna janë marrë nga Instituti GAP. /Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-