Opoja.net

Sanohet rruga për Dragash, rreziku mbetet (Video)

Sanohet rruga për Dragash, rreziku mbetet (Video)

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur aksi rrugor, nga kryqëzimi për në fshatin Rrenc e deri tek kryqëzimi për fshatin Rapçë, në magjistralen Tyrbe e Plavës – Dragash, është ndërtuar nga e para, duke i krijuar edhe bazë të re.

Por, këto ditë kalimtarët janë përballuar me një pjesë të shembur, e cila paraqiste edhe rrezik.

Shkak për këtë është bërë rrëshqitja e një pjesë të kodrës, si pasojë e shirave të shumtë që vërshuan ditë më parë.

Lulzim Reshiti, përgjegjës për mirëmbajtjen dimërore të kësaj rruge, nga kompania ‘Drini’, tha për redaksinë tonë se këtë pjesë po e sanojnë përkohësisht, pasi ende nuk dihet se çka do të ndodhë me këtë fenomen të rrëshqitjes së bregut skaj rrugës.

“Edhe po të duam ta asfaltojmë, nuk mund ta bëjmë, pasi kjo kodër po rrëshqet edhe më shumë dhe, nuk guxojmë të bëjmë asgjë, përderisa nuk i presim rezultatet e këtij fenomeni.

Siç mund të shihet, i gjithë bregu është çarë dhe dita ditës po rrëshqet. Krejt çka mund të bëjmë tani, është sanimi i përkohshëm, derisa të shohim se ku do të zërë vend dheu që po rrëshqet”, tha Reshiti, duke shpresuar se nuk do të ketë rrëshqitje të mëtejme të këtij bregu. /Radio SHARRI

Në Dragash, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ndihmon familjet në nevojë!

Opoja.net

Disa fshatra të Dragashit nesër mbesin pa rrymë

Opoja.net

Ambasadori i Bullgarisë, Hristo Gudjev viziton Komunën e Dragashit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net