Ish-mesfushori i njohur holandez, Klarens Sedorf, ka shijuar fitoren në Ligën e Kampioneve me Ajaksin, Real Madridin dhe Milanin. Ndaj këshillat e tij pas humbjes së Arsenalit ndaj PSG-së në këtë turne, duhen dëgjuar me kujdes. Sipas tij, Arsenali ka dhënë shumë pak nga ajo që pritej nga kjo skuadër.
“Të fitosh disa ndeshje është një gjë, të fitosh Ligën e Kampionëve është gjë tjetër. Mendoj se frika për të fituar kishte efekt sot. Jam tifoz i Arsenalit, për sa i përket mënyrës se si kanë luajtur gjatë viteve, por gjëja që kam thënë gjithmonë është se ata kanë nevojë për një ndryshim në mentalitet për t’u ngritur në nivelin tjetër.
Sot pashë disa elementë… Në fakt, PSG bëri atë që prisja nga Arsenali, duke ditur kur të bënte presion lart, të shkonte poshtë dhe thjesht të rrinte duarkryq dhe të priste që kundërshtari të bënte nëj pasim të sforcuar, e pastaj të kundërsulmonte. Kështu duhet të luash në Ligën e Kampionëve dhe nuk e pashë fare këtë nga Arsenali”, tha ish-mesfushori holandez.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.