Kandidati i LDK-së për Dragashin Selim Kryeziu ka bërë të ditur se gjatë vizitave që ai u ka bërë disa inspektorët e arsimit kanë mbajtur takim me deputetin e Listës serbe Adem Hoxhën i cili është edhe kryetar i komunës paralele të Gorës.
Ky skandal i deputetit Hoxha po përkrahet edhe nga institucionet e arsimit të Kosovës dhe qeveria dhe përbën një skandal të llojit të veçantë, ka shkruar Selim Kryeziu në Facebook.
Ja postimi i plotë i Selim Kryeziut në Facebook
Dje, përgjegjësja për arsimin paralel në Kosovë, bashkë me inspektorët e arsimit, kanë mbajtur takim me drejtorët e shkollave paralele në Vraniç. Bashkë me ta ishte edhe deputeti i Listës serbe, Adem Hoxha, që njokohësishtë është edhe kryetar i komunsës paralele.
Ky është “stili” i z. Hoxha, njëherë sjell ministrin e Repubilekës së Kosovës, z. Pal Lekaj, pastaj sjell zyrtarën e arsimit nga Serbia. Kush e di, ndoshta ndonjë ditë sjell dikënd edhe nga Rusia ai. Kurr si dihet.
Porosia ishte e thjeshtë: Votoni kandidatin e PDK-së, ose do të ndëshkoheni!
E kam thënë në një debat telviziv ” UNË NUK E KAM RIVAL SHABAN SHABANIN, PO BANDAT” Gjithësesi, unë besoj në përcaktimin e qytetarëve, dhe jam i #Lidhur me ta. Jam i bindur se bashkë me ju qytetarë të mirë të Komunës së Dragashit, ne do t’ja dalim.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.