Senat Trupaj, i lindur më 3 nëntor 2004 në fshatin Kosavë të Opojës, është një i ri shembullor që po ecën përpara me hapa të sigurt në fushën e teknologjisë, medias dhe angazhimit qytetar.
Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në gjimnazin e Dragashit, në drejtimin Shkenca Natyrore. Aktualisht, ai është student i Inxhinierisë Softuerike në Universitetin AAB. Përveç kësaj, ai ka përfunduar edhe Shkollën Politike “Ibrahim Rugova”, duke thelluar përgatitjen e tij në lidership dhe vlera demokratike. Senati është dalluar për përkushtimin ndaj komunitetit.
Ai ka qenë kryetar i rinisë së LDK-së në fshatin Kosavë, ku me energjinë dhe organizimin e tij solli më shumë zë rinor në vendimmarrje. Sot, ai është administrator i faqes zyrtare të fshatit Kosavë, një platformë që promovon vlerat, figurat dhe historitë frymëzuese të vendlindjes.
Pasioni i tij për median është i dukshëm në çdo postim, në çdo lajm dhe në çdo përpjekje për të pasqyruar realitetin lokal me profesionalizëm e ndjenjë përgjegjësie. Tashmë është bërë pjesë e Opoja.net, ku pritet të japë kontribut të vyer me qasjen e tij kreative dhe energjinë rinore. Një i ri ndryshe, me vizion dhe përkushtim. Një emër që po bëhet sinonim i lëvizjes pozitive në Opojë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.