Senat Trupaj, zëri i rinisë në organizimin e turneut ‘Ne për Mërgatën – Mërgata për Vendlindjen

Opoja.net Opoja.net Opoja Sport

Kënaqësi e veçantë që Senat Trupaj, pjesë e stafit tonë, ishte pjesë e organizimit të turneut “Ne për Mërgatën – Mërgata për Vendlindjen” Për Opoja.net është gjithmonë nder kur pjesëtarët e ekipit tonë angazhohen në aktivitete që mbledhin rininë, mërgatën dhe gjithë dashamirët e vendlindjes në një frymë të përbashkët.

Këtë herë, kënaqësia është edhe më e madhe kur pjesë e stafit organizativ të turneut ishte edhe Senat Trupaj – një i ri plot energji nga Kosava, i njohur për angazhimin e tij të palodhshëm në dobi të komunitetit dhe promovimit të vlerave lokale. Kontributi i tij në çdo detaj të organizimit të këtij aktiviteti u ndie dhe u vlerësua, duke dëshmuar edhe njëherë se rinia jonë ka kapacitetin dhe vullnetin për të sjellë ndryshim dhe për të mbajtur gjallë lidhjen me vendlindjen.

Falë njerëzve si Senati, që i japin jetë ideve dhe u qëndrojnë afër bashkëfshatarëve dhe mërgimtarëve, projektet tona marrin kuptim dhe qëndrueshmëri.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-