Komisioni Qendror Zgjedhor tashmë ka publikuar 100 për qind të rezultatit të votave të numëruara në Komunën e Dragashit, shkruan Opoja.net.
Sipas rezultateve të fundit, në këtë komunë ka fituar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Shaban Shabani me 6.279 vota apo 50,16%.
Ndërkaq, kandidati i LDK-së Selim Kryeziu ka marrë 6.238 vota apo 49,84%.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.