SHBA-ja thotë se takimet e Palmerit me krerët institucionalë të Kosovës ishin konstruktive

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar pas vizitës së zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi, ambasada është shprehur se Palmer pati një takim konstruktiv me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, dhe me liderët kosovarë.

“Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, mbajti një takim konstruktiv me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Jashtme Donika Gërvallën”,shkroi Ambasada në Twitter.

Kurse, kryeministri, Albin Kurti, pas takimit me ta u shpreh se koordinimi mes BE-së dhe SHBA-së në procesin e dialogut është i domosdoshëm.

Ndërsa, presidentja Osmani ka kërkuar nga Lajçaku dhe Palmeri që dialogu të përfundojë me njohje të ndërsjelltë, teksa nga ky i fundit kërkoi që SHBA-ja të furnizojë me vaksina falas kosovarët.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-