SHBA: Përkrahim dialogun, të bazuar në njohje reciproke

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun Kosovë-Serbi, të bazuar në njohje reciproke, ka thënë Cynthia Cook, zëvendësshefe politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë të mërkurën në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci.

“Ballkani Perëndimor është si Olimpiadë Diplomatike, të gjithë sytë në takimet e dialogut”, ka thënë ajo.

“Ukraina krijoi një urgjencë të re. Ne vazhdojmë ta përkrahim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, të bazuar në njohje reciproke. Integrimi në BE do t’u japë më shumë mundësi të dyja shteteve. Qytetarët e të dyjave meritojnë të jetojnë në shoqëri më stabile e paqësore”, ka thënë ajo.

Para saj, emisari gjerman për rajonin, Manuel Sarrazin, i dha tjetër shtytje dialogut, me bazë në njohje reciproke. Ai megjithatë u shpreh se Gjermania pret që Kosova ta iniciojë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-