SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar sot, më 12 shtator 2025, se ka pezulluar pa afat zhvillimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Sipas njoftimit, arsyeja lidhet me veprimet e Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë shtuar tensionet dhe kanë penguar mundësinë e bashkëpunimit të frytshëm mbi prioritetet e përbashkëta.

“Qëndrojmë të përkushtuar për të avancuar interesat e përbashkëta me popullin e Kosovës. Marrëdhënia jonë mbështetet në synimin e përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për mirëqenie ekonomike,” thuhet në deklaratë.

Strategjia e paraparë kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike e diplomatike ndërmjet dy vendeve, por Uashingtoni shprehet se kjo do të mund të rikthehet në të ardhmen, kur kushtet të jenë të përshtatshme.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-