Vendimi i qeverisë për tu dhënë shtesa familjeve që kanë fëmijë të vegjël prej 10 e 20 euro u ka hapur telashe familjeve. Në platformën online e-Kosova nuk mundë të aplikojnë baballarët por vetëm nënat.
E këto të fundit duhet të hapin llogari bankare ndërsa kostoja e mirëmbajtjes së saj është sa gjysma e shtesës që merr për një fëmijë.
Ndërsa rregullorja rreth vendimit për shtesat thotë se aplikimi nga babai ose nga kujdestari ligjor i fëmijës sipas pikës 4 të vendimit bëhet përmes postës elektronike.
Pasi që gruaja e tij është e papunë dhe po aplikon për llogari bankare, Imer Raqi, po aplikon për shtesat e fëmijës së tij. Por, një gjë e tillë po i pamundësohet nga platforma e-Kosova, kjo pasi që aplikimin mund ta bëjnë vetëm gjinia femërore.
Kurse për një nënë, emri i së cilës është Mersia Kraja, aplikimi vetëm nga gjinia femërore është e pakuptueshme.
“Mundësinë e aplikimit vetëm nga gjinia femërore e sheh të pakuptimtë një nënë. Nëse është vetëm për femra është e pakuptueshme”, tha për RTK-në, Mersia Kaja.
Një numër i prindërve kërkojnë që të bëhet zgjidhje për këto mangësi në aplikacion.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.