Shkolla “Sezai Surroi” në Bellobrad kërkon masa urgjente sigurie pas paraqitjes së arinjve

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Shkolla fillore “Sezai Surroi” në Bellobrad i është drejtuar zyrtarisht Policisë së Kosovës me një kërkesë urgjente për marrjen e masave të sigurisë, pas paraqitjes së arinjve të egër në afërsi të fshatit.

Në dokumentin zyrtar, drejtoria e shkollës thekson se prania e këtyre kafshëve të rrezikshme po krijon shqetësim serioz për nxënësit, stafin arsimor dhe të gjithë banorët e fshatit, sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe pasdites kur nxënësit udhëtojnë drejt dhe nga shkolla.

Shkolla kërkon ndërhyrje të menjëhershme për largimin dhe eliminimin e rrezikut, duke apeluar për reagim të shpejtë të institucioneve përgjegjëse.

Dokumenti është nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit, MSc. Ajas N. Myrtazani, dhe është dërguar më datë 11.10.2025.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-