Opoja.net

Shoqata e Gastronomëve: Po bëhemi kurban i situatës, nuk përjashtojmë daljen në rrugë

Shoqata e Gastronomëve: Po bëhemi kurban i situatës, nuk përjashtojmë daljen në rrugë

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës nuk është aspak e kënaqur me masat e reja që janë marr.
Përmes një postimi ata kanë thënë se politika po shkakton dëmin e gastronomia po e paguan faturën.

Tutje, në postim, ata kanë thënë se janë bërë kurban të situatës. Pas 12 dite ata kanë paralajmëruar se do të hapen me leje apo pa lejen e qeverisë.
Me masat e reja, gastronomia do të qëndroj e mbyllur për 12 ditë.

Postimi i plotë i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës:

Edhe një herë: Politika shkakton DËMIN, Gastronomia paguan FATURËN!

Edhe njëherë gastronomia bëhet Kurban i situatës!

Edhe njëherë po ndëshkohemi 12 ditë.

Mirëpo pas 12 ditëve ne do të HAPEMI!
Me apo pa leje të qeverisë, NE do të HAPEMI!
Për këto 12 ditë do të kërkojmë subvencionim të pagave, të qirave, dhe grante për biznese, do të kërkojmë strategji për të ardhmen tonë!

Më mirë është të funksionojë gastronomia e të qarkullojë paraja, e me këto para të investohet në shëndetësi, të sigurohen shtretër e hapësira të mjaftueshme për të gjithë të prekurit me COVID-19, si rezultat i fushatave parazgjedhore. Të sigurohen vaksina, para se të sanksionohen bizneset.

Ne, për këto 12 ditë mbyllje do të vazhdojmë bisedimet me Qeverinë e Kosovës me shpresë që të arrijmë një marrëveshje, mirëpo nëse nuk arrijmë një marrëveshje pas 12 dite nuk përjashtojmë daljen në rrugë. Nuk na mbetet tjetër!

Masat që do të vendosen duhet të jenë LEHTËSUESE për gastronomët, jo NDËSHKUESE!

Mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-Covid

Opoja.net

Kur do të lejohen dasmat në Kosovë?

Opoja.net

Vitia premton: Hoteleria dhe gastronomia hapen më 18 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net