Shpella e Zgatarit përcakton gjininë e shtatzënave. Të moshuarit thonë se kjo shpellë kurr nuk e ka huqur faktin se kur kanë dal pëllumba, ka lindur djalë, kur ka dalë ndonjë dallëndryshe verës ka lindur vajzë.
Në shpellë shkonin për të hedhur gurë mbrenda saj, (sidomos kur në familje kishin ndonjë grua shtatzënë), për të trazuar ndonjë shpendë që gjendej mbrenda shpellës. Dhe kur ndodhte të ishte pëllumb, identifikohej me simbolikën e djalit, ndërsa shpendët tjerë në gjini tjetër. E kur dilte ndonjë korb (sorrë), nuk kishte lindje. Kjo porosi u jepej edhe fëmijeve, nga nënat dhe gratë e familjës, që zakonisht shkonin në shëtitje, të rrafshnalta e Zgatarit, nëpër festa tradicionale, sidomos nëpër festën e verëzave. Kjo shpellë ka disa gojëdhëna që lidheshin me lindjen. Por, ajo që tregohet nga të moshuarit, kjo shpellë kurrë nuk e ka huqur faktin se kur ka dalë pëllumbat, ka lindur djalë. Kur ka dalë ndonjë dallëndryshe ka lindur vajzë. Kjo shpellë ka pasur rëndësi të madhe te banorët pasi në atë kohë ka munguar mjekësia dhe njerëzit dhëshironin të dinin më parë se është djalë apo vajzë. (Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.