Shqipëri-Serbi “e blinduar”, masa të forta sigurie për ndeshjen e 7 qershorit

Ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 7 qershor 2025 në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.

Ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 7 qershor 2025 në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.

Opoja.net Opoja.net Sport

Policia e shtetit ka nisur prej javësh hartimin e një plani të detajuar për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj sfide me ngarkesë të lartë emocionale dhe historike.

Në terren do të angazhohen strukturat më elitare të sigurisë, përfshirë njësinë speciale RENEA, Antiterrorin, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, “Shqiponjat” dhe patrullat e rendit. Fokusi kryesor do të jetë parandalimi i çdo incidenti të mundshëm brenda dhe jashtë stadiumit, si dhe ruajtja e rendit publik gjatë gjithë ditës së ndeshjes.

Sektori i Antiterrorit do të ketë një rol qendror në këtë operacion. Përgjegjësitë e tyre përfshijnë kontrollin e perimetrit të stadiumit, monitorimin e pikave hyrëse në territorin shqiptar dhe shoqërimin e ekipit serb hap pas hapi, nga mbërritja deri në largimin pas përfundimit të ndeshjes. Në mbështetje të tyre do të jetë edhe reparti special RENEA, i cili gjithashtu do të shoqërojë ekipin serb.

Për këtë ndeshje, autoritetet do të përdorin edhe pushkë anti-drone, të cilat do të vendosen rreth stadiumit me qëllim shmangien e çdo kërcënimi ajror që mund të destabilizojë situatën.

Pritet që autoritetet, në ditën para ndeshjes, të lëshojnë edhe një thirrje për tifozët, duke theksuar se ndeshja duhet të mbetet një event sportiv dhe jo një arenë për përplasje nacionaliste.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit