Opoja.net

ShSKUK-ja përfituese e grantit prej 800 mijë euro nga Qeveria e Japonisë

ShSKUK-ja  përfituese e grantit prej 800 mijë euro nga Qeveria e Japonisë

Nënshkruhet marrëveshja për grantin prej 800 000 euro ndihmë e Japonisë për shëndetësinë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfituese e një
ndihme të Qeverisë së Japonisë në vlerë prej 800.000 eurove për të siguruar
pajisje dhe  mirëmbajtur ato.

Kjo, pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria
e Japonisë kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për zgjatjen e ndihmës së Grantit
për Programin e Zhvillimit Ekonomik dhe Social në Qeverinë e Republikës së
Kosovës, të nënshkruar më 21 shtator 2020.

Ky nënshkrimin është bërë nga Ushtruesi i
Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në MSh, z. Ardian Mehmetaj dhe i
ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogasaware.

Marrës i grantit të nënshkruar është Ministria
e Shëndetësisë, ndërsa shfrytëzues i tij është Shërbimi Spitalor dhe Klinik
Universitar i Kosovës, për të cilën granti do të shërbejë për sigurimin e
pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre.

Në takimin konsultativ ku është nënshkruar
marrëveshje përveç MSh dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Japonisë kanë marrë
pjesë (online) edhe   Crown Agents Japan
me qëllim të zbatimit të donacionit përmes “Japan’s Grant Aid the Economic
and Social Development Programme” (Provision of Medical Equipment), që ka për
qëllim sigurimin e pajisjeve për SHSKUK.

Veprimet që duhet të bëni kur e shihni se po ju zë gripi

Opoja.net

Për trup të shëndetshëm – konsumoni dardha

Opoja.net

A do ta prishë agjërimin e Ramazanit, vaksina për Covid-19?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net