Shtyhet afati për regjistrimin e popullsisë

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Kosova

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere, tha se për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, regjistrimi i popullsisë së Kosovës i paraparë për sivjet është shtyrë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha tha se kjo Agjenci i ka kryer të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullsisë sipas planit.

Kostoja për këtë regjistrim pritet të jetë mbi 10 milionë euro. Kujtojmë se regjistrimi i fundit të popullsisë ka qenë para dhjetë viteve, më 2011.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-