Sindikata e Zjarrfikësve ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me zjarrin që ka përfshirë disa vatra në Kosovë.
Në letrën drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrive të linjës, nga Sindikata thonë se shërbimi i Zjarrfikjes dhe shpërthimit që nga paslufta vepron dhe punon në kushte të vështira në të gjitha komunat.
Ata kërkojnë që zjarrfikësit dhe të gjitha forcat në teren të mbështeten me të gjitha kapacitetet e mundshme. Po ashtu kërkojnë që të sigurohen mjete financiare për kompensim gjatë mobilizimit në komunat tjera, orarin e tej zgjatur.
Në letrën drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrive të linjës, nga Sindikata thuhet se shërbimi i Zjarrfikjes dhe shpërthimit që nga paslufta vepron dhe punon në kushte të vështira në të gjitha komunat.
“Të shqetësuar me pozitën e vështirë që ka kapluar shërbimin e zjarrfikjës dhe Shpëtimit në të gjitha Komunat e Kosovës edhe një herë ju drejtohemi si përgjegjës të institucioneve më të larta Shtetërore, më shpresë se do të shqyrtohet kjo gjendje e rëndë dhe e pa përballueshme që po na përcjell vite me radhë. Shërbimi i Zjarrfikjes dhe shpëtimit që nga pas lufta vepron dhe punon në kushte mjaft të vështira në të gjitha Komunat e Kosovës, sepse asnjëherë nuk ju dha prioritet në zhvillimin, avancimin dhe përgatitjen, rritjen e kapaciteteve operative emergjente sipas misionit të Zjarrfikjes, shpëtimin e jetës së Njeriut dhe të mirave Materiale, vite me radhë kemi ngrit shqetësimet dhe kemi evidentua te gjitha mangësitë dhe problemet qe ballafaqohen zjarrfikësit e Kosovës sa i përket organizimit dhe përgatitjes për t’u ballafaquar me sfidat të cilat munden te paraqiten në situata emergjente”, thuhet në letrën e sindikatës dërguar institucioneve të vendit.
Veç shqetësimit për zjarrin, ata janë të shqetësuar edhe me problemet që zjarrfikësit janë duke u përballur me vatrat e zajrrit, angazhimet shtesë, orare të zgjatura dhe papërkrahje.
Për çka kanë potencuar se tani është momenti që të kërkohet angazhim dhe përkushtim maksimal i të gjitha institucioneve që zjarrfikësit të trajtohen ashtu siç e meritojnë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.