Situatë kaotike te Argjentina, vetëm pak ditë para startit të Kupës së Botës. Ditën e sotme kombëtarja “albiceleste” humbi dy sulmuesit Niko Gonzalez i Fiorentinës dhe Joakin Correa i Interit.
Gonzalez do të zëvendësohet me Angel Correan e Altetico Madridit, ndërsa zëvendësuesi i Korreas së Interit do të zbulohet në orët në vazhdim.
Por si të mos mjaftojnë këto 2 humbje, mediat e huaja raportojnë se edhe Paulo Dibala, Cristian Romero dhe Papu Gomez mbeten në dyshim, teksa po luftojnë për t’u riaftësuar pas problemeve fizike. Në rast se kombëtarja argjentinase do të humbiste edhe futbollistë të tjerë, atëherë situata do të komplikohej ndjeshëm për ekipin e drejtuar nga Skaloni.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.