S’ka paga për grevistët, shtesat e shtatorit dalin në tetor

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar pikat që përfshihen në këtë pako duke paralajmëruar se pagat janë procesuar, por për ata që kanë punuar me orar të plotë. Grevistëve deri tash ende nuk u janë ndarë mjetet për muajin shtator.

Në prezantim të pikave, Murati ka thënë po ashtu se shtesa e shumëpërfolur prej 50 eurosh në muaj, nuk do të dalë me këtë pagë, por në tetor në formë retroaktive.

“Të gjithë punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në 1000 euro e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Me qenë se vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar shtesa për shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, ka thënë ai në prezantimin ep ikës për shtesa çdo muaj deri në fund të vitit për punëtorët e sektorit publik.

Pakoja në vlerë rreth 150 milionë euro parasheh edhe subvencionimin e faturave të energjisë për ata që kursejnë në raport me muajt e vitit të shkuar dhe dyfishim të pensioneve për muajin tetor.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-