Skarë e përsosur: Shishqebape me mish viçi dhe perime

Opoja.net Opoja.net Kuzhina

Marinimi gjatë natës, çelësi për mish të butë dhe perime të shijshme në çdo skarë

Për ta bërë mishin e pjekur në skarë lëngshëm dhe perimet të shijshme, marinojini ato gjatë natës në vaj, uthull, verë, kripë, piper dhe erëza të tjera të preferuara. Thartirat në marinadë e mbajnë mishin të butë, vajrat ruajnë shijen origjinale dhe erëzat e pasurojnë atë më tej

Përbërësit:

▪ 1/2 kg kofshë viçi,
▪ 3 lugë gjelle uthull,
▪ lugë gjelle salcë soje,
▪ 2 kungulleshka,
▪ 1/2 kg domate qershi,
▪ 2 qepë të kuqe,
▪ 1/4 lugë gjelle piper, piper i kuq,
▪ kërpudha
▪ 1/2 filxhan majdanoz,
▪ 1/2 filxhan rigon,
▪ 2 thelpinj hudhër,
▪ 1/4 filxhan vaj ulliri,
▪ 2 lugë gjelle lëng limoni,
▪ 3/4 lugë çaji kripë

Përgatitja:

Marinojeni mishin në një përzierje uthulle, salce soje dhe piperi për 30 minuta. Zhytni shkopinjtë në ujë.

Pritini kungulleshkat, specat dhe perimet e tjera në copa të vogla.

Ngroheni skarën në temperaturë mesatare. Vendosni mishin dhe perimet në shkopinj me radhë.

Piqni shkopinjtë për shtatë deri në tetë minuta nga secila anë.

Përzieni majdanozin, rigonin, hudhrën, uthullën, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe kripën, pastaj hidhni salcën mbi shkopinj.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit