Opoja.net

Sot fillon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se duke filluar nga nesër vazhdon procesi i vaksinimit anti Covid për personat mbi 65 vjeç.

Sipas njoftimit të Ministrisë prioritet do të kenë personat e regjistruar në në platformën e-Kosova.

Procesi i vaksinimit fillimisht do të vazhdojë me rajonin e Prishtinës pastaj me rajone të tjera.

Nga nesër, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur

VAKSINOHU

Orari i vaksinimit kundër COVID-19

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)
Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani
(Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

E premte, 14 maj: (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)
Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)
Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)
Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)
Të gjitha komunat: Në QKMF

Një i vdekur nga coronavirusi dhe 17 raste pozitive në 24 orët e fundit

Merlinda Guraj

A keni të drejtë ta xhironi policinë e Kosovës?

Opoja.net

MSh fton qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID, të marrin edhe dozën e dytë

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net