Opoja.net

Sot mot i vranët

Sot mot i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i butë gjatë këtyre ditëve të fundit të 2020.

IHK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të vijojë të mbetet prezentë mbi vendin tonë.

“Vranësirat e krijuar gjatë vikendit do të vazhdojnë të mbeten jostabile duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset malore reshje sqote.

Në mëngjes Viti i ri parashihet të vijë me mot stabil, pa borë, por vende-vende mund të ketë riga lokale shiu, por temperaturat do të jenë dukshëm mbi vlerat e mesatareve”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesë ditore do të lëvizin ndërmjet -1 apo 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Reshjet e fundit që ranë mbi territorin tonë kanë zbutur sado pak mungesën e ujit në liqenet tona artificiale.

Reshje pritet të ketë edhe në ditët vijuese të janarit.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi  me shpejtësi 1-12m/s.

Sot pritet të arrijnë në Kosovë 4 mijë e 680 vaksina Pfizer

Opoja.net

Mbi 100 mijë kosovarë punojnë pa kontrata, këto janë vendet e punës që “u shuan” në pandemi

Opoja.net

Gjendet kuleta me të holla në Prizren, kërkohet pronari i saj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net