Sot pritet të përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave

Opoja.net Opoja.net Kosova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon numërimi i fletëvotimeve të dhëna nga personat me nevoja të veçanta, i cili pritet të përfundojë sot dhe më këtë përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit.

KQZ dje ka publikuar të dhënat nga 100% e numërimit të votave të ardhura përmes postës për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, proces i cili përfundoi dje.

Në ueb-faqen e KQZ, në përditësimin e fundit, të së martës, bëhet e ditur se tashmë janë numëruar 78.57 për qind e fletëvotimeve.

Deri tani, prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.21 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 18.11 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.54 për qind, Lista Serbe me 11.37 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.21 për qind dhe Koalicioni për Familje me 2.64 për qind.

Pra gjithë procesi i numërimit, sipas KQZ-së, pritet të përmbyllet sot gjatë ditës.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit