Opoja.net

Speca të mbushur me mish të bardhë

Përbërësit:

  • 800gr mish i bardhë i pulës
  • 10 speca të mëdhenj somborka
  • 2 qepë mesatare
  • 2 patate të mëdha
  • 100gr mozarellë
  • 150ml krem kuzhinë
  • Kripë
  • Piper
  • Mëlmesa tjera sipas dëshire
  • Vaj

 

Përgatitja:

  1. Fillimisht i grimconi qepët. Fërgoni ato në temperaturë mesatare së bashku me mëlmesat.
  2. Coptoni mishin e bardhë imët.
  3. Kur qepët të marrin ngjyrë karameli shtoni në tigan edhe mishin e coptuar. Skuqeni duke e përzier herë pas here me lugë të drurit.
  4. Kur mishi të jetë fërguar i tëri shtoni edhe kremën e kuzhinës.
  5. Merrni specat dhe largojani bishtat. Mund t’i mbushni nga gryka apo edhe ta bëni një hapje tjetër horizontalisht. Mbushni me masën.
  6. Merrni patatet. Qroni dhe prisni në rriska. Merrni një tepsi., lyjeni me vaj dhe rendisni në të rriskat e patateve.
  7. Nëse ka mbetur mish nga mbushja atëherë e derdhim mishin mbi patatet.
  8. Rendisim specat në tepsi. E fusim tepsinë që të pjeket në furrë  të ngrohur 250 gradë për 35 minuta.
  9. Pas 35 minutash e shpërndajmë mozarellën mbi speca dhe e fusim tepsinë edhe për 5 minuta të tjerë në furrë.
  10. Shërbejeni të nxehtë! Ju bëftë mirë!

Akulloren më të bukur me çokollatë bëjeni vetë

Merlinda Guraj

Truk për gatimin e simiteve të shijshme: Si t’ia arrini ta bymeni përherë brumin

Merlinda Guraj

Gjithçka është në shijen perfekte: Mish pule nga furra!

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend