Kandidati i LDK-së, Selim Kryeziu dhe ai i PDK-së, Shaban Shabani janë në garë për të marrë drejtimin e komunës së Dragashit dhe diferenca pas raundit të parë është vetëm 1%, shkruan Gazeta NewBorn.
Fati për të parin e Komunës më jugore të Kosovës (Dragashit) do të jetë në dorë të komunitetit goran.
Në një grup në Facebook të institucioneve paralele serbe në këtë vend (Opstina Gora) është kërkuar nga banorët e zonës së Gorës që në zgjedhjet e 19 nëntorit të votohet kandidati i LDK-së, Selim Kryeziu. “Goran, nëse keni vendosur të dilni në zgjedhje në rundin e dytë për kryetar të komunës, atëherë votoni kandidatin e LDK-së, Selim Kryeziu”, shkruhet në një postim në grup, përcjellë Gazeta NewBorn.
Kjo shpërndarje njëherit është pëlqyer edhe nga vetë kandidati i LDK-së, Selim Kryeziu. Kujtojmë se ky grup është hapur për peticionin kundër vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në qendër të Dragashit, e i njejti tash po përdoret për ta përkrah kandidatin e LDK-së për Dragashin/Gazeta NewBorn/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.