Opoja.net

Sulm kibernetik ndaj ueb-faqes së Trustit, s’dihet kur do të rikthehet

Sulm kibernetik ndaj ueb-faqes së Trustit, s’dihet kur do të rikthehet

Ueb-faqja e Trustit ka qenë cak i sulmeve
kibernetike, në ditën kur është paraparë të nisë aplikimi online, për tërheqjen
e 10% të kursimeve, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësdrejtori i Trustit Agron Krasniqi, në një
konferencë për medie ka konfirmuar se faqja ka rënë shkaku i tentativave për
sulme kibernetike.

Edhe pse procesi i aplikimit online ishte
paraparë që të niste nga ora 15:00, por faqja e internetit ka rënë nga
funksioni qysh para orës 15:00.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale.

“Ishte planifikuar që në ora tre të fillojmë me pranimin e aplikacioneve për tërheqjen e 10 përqindqëshit mirëpo siç duket ka pasur shumë tentative të sulmeve kibernetike andaj nga ekipi jonë faqja për momentin është e pamundësuar që të aplikojnë. Fatkeqësisht është e pamundur të themi një afat kohor ajo çfarë është e rëndësishme është të kemi një siguri maksimale dhe kurdo që aplikojnë kontribuuesit sot ose nesër pagesat e para do të bëhen pas dhjetë ditësh. Ekipi jonë është duke punuar dhe do të punojë deri sat ë zgjidhet. Gjitha përpjekjet tona janë vetëm në këtë drejtim. Interesimi është mbi 500 mijë euro”, tha ai.

Afër kampit “Bondsteel” në Ferizaj do të ndërtohet shtatorja e Presidentit Biden

Opoja.net

Pse autostradat e Kosovës janë pa pagesë?

Opoja.net

Mërgimtarët kthehen në shtetet ku jetojnë, kolona vetëm në Merdare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net