Sulm kibernetik në IKSHPK, keqpërdoret lista e personave të testuar për COVID-19

Opoja.net Opoja.net Kosova

Një sulm kibernetik ka ndodhur në Qendrën Operative të Institutit Kombëtar të shëndetit Publik të Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se zyrtari i angazhuar në këtë Qendër ka raportuar se lista e personave të testuar në IKSHPK pa autorizim është shpërndarë nga e-maili zyrtar i Qendrës Operative në një e-mail adresë tjetër.

Siç merr vesh gazeta, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:00.

Burimet e gazetës tregojnë se rasti është duke u hetur nga organet kompetente.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-