Policia në Prizren ka arrestuar një të dyshuar me të meta psikike pasi që i njëjti kishte ngacmuar viktimën femër kosovare.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 08:30 në Prizren.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike pasi që i njëjti kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte e shqetësuar, ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Psikiatrik dhe më pas me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.