Opoja.net

Supa marokene e Ramazanit, Harira

Kuzhina
Supa marokene e Ramazanit, Harira

Supa tradicionale me domate Harira është bërë hit i pakontestueshëm në kuzhinën internacionale

Përbërësit: 2 qepë (të grira imët)  1 lugë gjalpë 2 lugë vaj ulliri fletë selinoje (të grira imët) ½ luge shafran 1 konservë domate e zier 800 ml ujë 1 konservë qiqra (leblebi) 1 gotë e vogël brumi për supë kripë, piper ¾ e gotës ujë të ftohtë ½ filxhan miell 1 konservë e vogël me domate 1 gotë koriandër e freskët ½ gote majdanoz të freskët

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe shkrini gjalpin, shtoni vaj ulliri dhe në të marinoni qepën dhe selinon.

Shtoni domatet, ujin, shafranin, kripën dhe piperin.

Lërini le të vlojnë, pastaj zvogëlojeni zjarrin, mbulojeni me kapak dhe zieni derisa selinoja të zihet.

Shtoni brumin dhe qiqrat, përzieni mirë.

Ndërkohë, në një enë të vogël treteni ¾ e ujit dhe ½ e gotës së miellit.

Shtoni pire të domates dhe përzieni mirë. Lërini pak të qëndrojnë.

Kur brumi të jetë zier, qiteni përzierjen e miellit dhe domates në supë dhe përzieni derisa të vlojë.

Zieni 2-3 minuta në zjarr të ngadaltë, duke e përzierë herë pas here, transmeton Telegrafi.

Harira

Loading...

Mos i humb

Një ide e sallatës së shpejtë për iftar

Opoja.net

Receta e orizit të ngrohtë me brokoli – shije dhe shëndet në një pjatë

Opoja.net

Mënyra më e thjeshtë për të përgatitur sherbetin e ëmbëlsirave, në frigorifer

Opoja.net

Mënyra më e mirë për të gatuar omletin

Opoja.net

Zbulohet sekreti i recetës së ‘espresso’-s më të mirë

Opoja.net

Akullore me buburreca, vodka me merimanga dhe burger me karkaleca, ushqime luksoze nga e gjithë bota

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net