Supë me hithra

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kuzhina

Përbërësit:

• 400 gr hithra të freskëta
•2 patate mesatare
• 3-4 luge vaj ulliri
• 2-3 qepë të njoma ose një
• qepë e vogël e thatë kripë
• piper sipas dëshirës
• 4 gota lëng zarzavatesh ose lëng pule
• 2-3 thelbi hudhër, pak nenexhik e disa lule vjollce
• 150 ml qumësht ose krem pana
• pak kos për dekor të supës

Përgatitja:
Hithrat e lara dhe të pastruara mirë i përvëlojmë në ujë të vluar me pak kripë dhe i vëmë menjëherë në ujë të ftohtë ose ujë me akull për të ndërprerë zierjen e tyre dhe të ngelet ngjyra e bukur e gjelbër.

Në një tenxhere kavardisim qepën e grirë imët me vajin e ullirit, shtojmë pak nenexhik, hudhrën dhe patatet. I shuajmë me lëngun e zarzavateve dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 10-15 minuta sa të jenë zier plotësisht patatet.

Shtojmë edhe hithrat e përvëluara e të kulluara mirë nga lagështira e tepërt dhe i lëmë të ziejnë edhe rreth 5-7 minuta të tjera, nuk kanë nevojë të ziejnë shumë pasi kemi përdorur hithra të njoma vetëm majat e tyre.

Shtojmë pak nenexhik të njomë nga fundi dhe pastaj me blender e bëjmë pure dhe rregullojmë trashësinë e supës. Rregulloni me qumësht trashësinë e supës.

Zbukurojeni me kos dhe me lule vjollce.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-