Sveçla: Nuk pres diçka të mirë nga Vuçiqi e Qeveria serbe që mbështesin grupet kriminale në veri

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media sot është deklaruar për zhvillimet e djeshme në veri të Mitrovicës, ku u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna armësh.

Para gazetarëve, Sveçla ka deklaruar se në mes shtetit ligjor dhe krimit u dëshmua edhe një herë se qytetarët nuk përkrahën krimin.

“Drejtësia dhe qëndrueshmëria janë përgjigja jonë e vetme. Qeveria, Policia e Kosovës janë të vendosura në zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Unë mund të ju them se përshtypjet dhe bindjet e mija personale, unë jam i bindun që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet e nevojshme që të garantojë të gjitha proceset demokratike në Kosovë, për më shumë normalisht që janë institucionet përgjegjëse që marrin vendimet. Për sa me takon mua, PK-ja po dëshmohet një polici e aftë që të kryej detyrat e saja ligjore. Policia e Kosovës bën vlerësimet e duhura, ata marrin vendime në bazë të këtyre vlerësimeve. Policia e Kosovës tërë kohën ka qenë në territorin e kësaj komune, ka qenë e angazhuar që të ofrojë siguri për qytetarët. Policia e Kosovës është duke bërë hetime intensivë në bashkëpunim me prokurorinë speciale, tashmë kemi edhe informacionet e para të cilat janë duke u verifikuar përmes më shumë se një kanali, janë duke u mbledhur dëshmitë qoftë filmimet qoftë dëshmitarët okular për këto aktivitete dhe për këta persona që kanë qenë pjesë e kësaj veprimtarie terroriste. Sipas disa informatave që ne i kemi, disa nga pjesëtarët e këtyre grupeve janë ish pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nuk po them të gjithë, disa prej tyre vinë nga ish zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri ka deklaruar se policia është angazhuar maksimalisht që të parandalohen këto raste.

“Tash unë nuk pres diçka të mirë, as nga Vuçiq as nga qeveria e Serbisë të cilët realisht janë mbështetësit udhëheqësit financuesit e këtyre grupeve, u japin mburojën politike këtyre grupeve kriminale, dhe nuk pres që këta në një moment të vendosin që do t’i lënë këto praktika. Është në dorën, në obligimin, në detyrën, e institucioneve të Kosovës që këto praktika, këta kriminel të luftohen 24/7 edhe atë suksesshëm, kjo është garancia që këta nuk do të përsërisin kësi lloj veprash. Përndryshe prej tyre nuk pres asgjë të mirë”, ka deklaruar Sveçla.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-