Tahiri: Kurti të shtyhet me Vuçiqin jo me Rrahman Jasharajn

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nëse kryeministri Kurti “ ka mbet me u shty me Rrahman Jasharajn, e ka shumë gabim”.

Sipas Tahirit, Kurti “duhet të shtyhet me Aleksandar Vuçiqin”.

“Nuk e kam pa kurrë te ai që ka synime politike, apo ka synime u bo i ‘madh’. Edhe qasjen e ka sindikaliste. Nëse u mbet Albin Kurtit me u shty me Rrahman Jasharajn e ka shumë gabim, ai duhet me u shty me Aleksandar Vuçiqin”, tha Tahiri në t7.

Kujtojmë që SBASHK-u është në grevë që nga 25 gushti. Jasharaj e Kurti u takuan disa ditë më parë, mirëpo nuk u gjet zgjidhje.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-