Duke parë se në ç’pikë jemi, atëherë mund të themi se vetëm një arsye ekziston që myslimanët, të cilët kanë mbetur në këmbë duke mos u demoralizuar dhe duke mos u shtypur me gjithë represionin e madh ndaj tyre, duhet të marrin në konsideratë, ajo arsye është metoda e Profetit (a.s.)
[miptheme_dropcap style=”book” color=”#4d4d4d” background=””]P[/miptheme_dropcap]o t’u hedhim një sy betejave që janë zhvilluar në emër të monoteizmit gjatë historisë njerëzore, do të shihet se myslimanët kanë përjetuar në çdo periudhë lloje të ndryshme problemesh dhe shqetësimesh. Përpara këtyre myslimanëve që përpiqeshin dhe luftonin të përhapnin monoteizmin në vendet dhe rrethet brenda të cilave ata jetonin, u dilnin përherë politeistët. Kjo situatë si në të kaluarën, ashtu edhe sot është e njëjta. E vetmja gjë që ndryshon është koha, sepse misioni për të cilin janë përgjegjës njerë- zit është i njëjtë. Faraonët, Belam-ët, Ebu Xhehl-ët, Ebu Leheb-ët e çdo shekulli janë në krye të punës. Le të marrim për shembull periudhën e profetit Muhamed (a.s.), në të cilën politeistët luanin llojlloj makinacionesh dhe në të cilën u shtuan shumë veprimtaritë tronditëse dhe shtypjet fizike ndaj myslimanëve. Menjëherë pasi u bënë myslimanë, sahabët ranë viktimë të torturave dhe shtypjeve psikologjike dhe situata e tyre ishte shumë e vështirë, pasi politeistët e shtonin çdo ditë e më tepër represionin ndaj tyre. Me të pranuar fenë islame, Ebu Bekri (r.a.), shkoi në Qabe dhe me zë të lartë i njoftoi ata që gjendeshin aty se ishte bërë mysliman. Të pranishmit, me të dëgjuar këtë gjë, filluan të sulmonin myslimanët. Po kështu, Habab bin Heret u bë theror i politikës së shtypjes, duke u hedhur në zjarr i gjallë. Shenjat e djegies në shpinën e Hababit, të cilin myslimanët u përpoqën të shërojnë, mbeti si simboli i monoteizmit në trupin e tij. Familja e Amarit, që qenë shehidët e parë në atë periudhë, Bilal-ët, Musab-ët, Ebu Dherr-ët… ndoshta gjaku i tyre që u derdh formoi tullat e para të ndërtesës islame. Mbi gjakun e tyre do të ndërtohej sistemi i drejtësisë që kërkonte Allahu… Ne mund të japim edhe shembuj të tjerë, vetëm se e gjithë kjo situatë ka edhe aspekte të tjera, që janë po kaq të rëndësishme, sa janë dhunimet fizike dhe torturat. Paria politeiste e Kurejshëve, nga një anë përdorte dhunën ndaj myslimanëve të dobët dhe pa përkrahje, nga ana tjetër i bënin profetit Muhamed (a.s.), “propozime djallëzore”. Ata i propozuan të bëhej kryetari i Kurejshëve, por i Dërguari i Allahut (a.s.), nuk do ta pranonte këtë gjë. Po sikur ta pranonte këtë propozim, çfarë do të ndryshonte? A nuk ishte ky një avantazh për të? Ai do të bëhej lideri i tyre. Nga kjo pozitë ndoshta mund ta përhapte fenë islame edhe më lehtë. Ndoshta dhuna që zbatohej kundër myslimanëve do të merrte fund. Gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin. Në qoftë se Profeti (a.s.), do ta pranonte këtë propozim, ai nuk do të mund t’u bënte ballë atyre me një qëndrim të vendosur dhe do ta braktiste lirinë prej myslimani. Së pari, në qoftë se ai do të bëhej prijësi i Kurejshëve, në këtë mënyrë do të lejonte edhe Kurejshët të ndërhynin në mënyrën e tij të luftës për tevhid. E dyta, Profeti i Allahut e dinte shumë mirë këtë gjë, prandaj e pati kthyer mbrapsht në mënyrë të prerë këtë propozim. Ai e dinte shumë mirë se lëshimi i parë që do të bënte, do t’u hapte rrugën edhe shumë lëshimeve të tjera që do të pasonin. Kjo ngjarje na mëson se beteja e tevhidit nuk do të realizohet vetëm në kuptimin fizik dhe se koncepti i lirisë nuk do të mbetet i kufizuar vetëm me të. Nuk ka nevojë të kapesh për fyti me dikë në emër të lirisë, për të jetuar si mysliman. Në qoftë se mund të përdoret, atëherë kjo liri ekziston vetvetiu në çdo kohë dhe në çdo vend. Po të flasim tani për ditët tona, do të shohim se deri vonë nëpër vende të ndryshme është zbatuar dhuna ndaj myslimanëve. Në disa periudha, shtypja pati mbërritur deri në kulmin e saj, duke bërë që shumë myslimanë të bëhen pasivë. Po të shohim me kujdes, ngjarjet janë të njëjtat, e vetmja gjë që ndryshon është vetëm qëndrimi që mbajnë myslimanët. Shtypja e kohëve të fundit disa myslimanë i lëkundi, ndërsa të tjerët i nxori jashtë fushës së lojës. Disa prej tyre u ngritën në këmbë, drejtuan trupin dhe nisën sërish të hedhin hapa të sigurt. Ata kuptuan se punët mund të zgjidheshin me edukim dhe dije dhe jo me mbajtje qëndrimesh politike, as me të bërtitura nëpër mitingje ose ndonjë rrugë tjetër të ngjashme me to. Nuk janë të paktë as myslimanët, që ende nuk kanë arritur ta shohin këtë imtësi… Duke parë se në ç’pikë jemi, atëherë mund të themi se vetëm një arsye ekziston që myslimanët, të cilët kanë mbetur në këmbë duke mos u demoralizuar dhe duke mos u shtypur me gjithë represionin e madh ndaj tyre, duhet të marrin në konsideratë, ajo arsye është metoda e Profetit (a.s.), që do të thotë se myslimanët duhet të arrijnë të bëhen realistë, të mesëm dhe kurr nuk duhet të ndjekin pas ekstremet, thënë kjo me fjalët e Kuranit, myslimanët duhet të bëhen një ymet vasat (i mesëm)… Do të shpëtojnë ata që dalin ballëhapur nga çdo lloj shtypjeje, Jusuf-ët që e shndërrojnë burgun në medrese, Bilal-ët që thërrasin me të madhe tevhidin edhe kur u është vendosur shkëmbi mbi ta, Ibrahim- ët që thonë edhe kur janë në zjarr: “Mua më mjafton vetëm Zoti!”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.