Të shtëna me armë zjarri në Shajne, policia në kërkim të autorit për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Një incident i rëndë është dyshohet se ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 15 dhjetorit 2025, në fshatin Shajne të Dragashit, ku është shtënë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie banimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, kur Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konfirmuar se kishte të shtëna dhe kanë ndërmarrë veprimet e para procedurale.

Gazeta Sinjali mëson se në vendngjarje janë angazhuar edhe njësitet e hetuesisë dhe forenzikës, të cilat kanë kryer shikimin fillestar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori Kujdestar.

Me rekomandimin e tij, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas deklarimit të viktimës, emër i njohur për redaksinë, nga ky incident nuk ka persona të lënduar dhe nuk raportohet për rrezik të menjëhershëm, ndërsa nuk është dhënë ndonjë dyshim konkret për autorin e mundshëm të të shtënave.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se njësitet policore kanë vazhduar patrullimin në afërsi të shtëpisë së viktimës, si dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar, derisa rasti po trajtohet nga organet kompetente në procedurë standarde.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-