Klubi Zhytjes “Prishtina”, të shtunën, me fillim në orën 13:00, do të organizojë zhytje nën akullin e Liqenit të Breznës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Radio Sharri dhe Opoja.net-in nga vetë organizatori i këtij spektakli, Arbër Krasniqi. “Zhytja është paraparë të nisë rreth orës 13:00, ndërsa sot ekipi që tashmë ka ardhur këtu, është duke bërë hapjen e rrugës”, tha Krasniqi, i cili edhe vet është zhytës profesionist.
Ai e ka falënderuar firmën “Qendra – Petrol” nga Plava, e cila iu ka ofruar ndihmë në hapjen e rrugës që çon deri tek liqeni. /Radio SHARRI – Dragash/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.