Opoja.net

Tensionet në veri, Kosova dhe Serbia takohen nesër në Bruksel

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se të mërkurën në Bruksel pritet të mbahet një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane tha se në takim pritet të marrë pjesë edhe zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

58
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë në proces”, tha zëdhënësi i ambasadës.

Escobar paralajmëroi të premten në një intervistë me Zërin e Amerikës se “lidhur me çështjen e targave ne do të donim të shihnim disa lëvizje në Bruksel, ndoshta që javën e ardhshme”.

Për nëntë ditë me radhë grupe qytetarësh serbë në veriun e Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak në shenjë proteste ndaj vendimit për targat.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë të hënën se kanë shtuar patrullimet gjithandej Kosovës përfshirë edhe veriun.

“KFOR-i ka marrë hapa të mëtejshëm në terren, duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet dhe duke vendosur njësitë e tij edhe në vendkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin e tij, që buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999. KFOR-i gjithashtu ka zhvilluar bisedime, me të gjitha palët e përfshira, për ndërprerjen e protestave në veri të Kosovës. Masat, që janë diskutuar më herët të diskutuara nga komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore, kanë për qëllim ndihmesën për uljen e shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të forcave paqeruajtëse.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto