Thellohet kriza në Kosovë: Një metër dru, shkon deri në 100 euro

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Intervista

Një metër dru në Prishtinë është duke u shitur nga 70 deri në 100 euro.

Qytetarët pavarësisht çmimit të ngritur janë të detyruar të blejnë dru, pasi që sipas tyre me paralajmërimet për mungesë të rrymës, opsion i vetëm është ngrohja me dru.

Gani Fejza, i cili kishte dal për të blerë dru tha që çmimi i druve për metër kub është i papërballueshëm duke shtuar se vitin e kaluar për një metër dru ka paguar 30 euro.

“Kam ardhur me i marr do dru për dimër, çmimi është shumë i shtrenjt i pa përballueshëm, 70, 75 deri në 80 euro shkon çmimi. Vitin e kaluar e kemi paguar 30 deri 35 më së shumti”.

“Nuk e di qysh ja dalim, rrymë po thojnë s’ka me pas, problem për besë. Qymyri është i ndalushëm pos me dru”, tha Fejza.

Ramadan Kameri, tha për Ekonomia Online se formë tjetër të ngrohjes nuk ka për shkak të shtrenjtimit të rrymës janë të detyruar të blejnë dru.

“Ende nuk kemi ble por çmimi është rrit shumë është dyfishuar nga viti i kaluar, por ka edhe mungesë të druve sepse vetëm Gollaku është me mal edhe malet janë pre shumë këtë vit duhet me ble por janë shtrenjtuar shumë, shumë tepër 70 deri në 80 euro”.

“Ky çmim nuk është i përballueshëm por me gjendjen në Kosovë tash s’kem çka bëjmë duhet me i marr diqysh. Formë tjetër të ngrohjes nuk kemi, se rryma shtrenjt duhet me dru tjetër rrugëdalje nuk ka”, tha Kameri.

Bedri Ismaili tha që çmimet janë duke shkuar nga 80 deri në 100 euro për një metër dru, duke shtuar se ky çmim është i papërballueshme marrë parasheh faktin që është i papunë.

“Prej 80 deri në 100 euro po shkon një metër dru, ne nuk kemi ka me marr punëtor krahu, pa punë kërkuar hiq, çmimet janë rritur si në dru si krejt, tjetër mundësi ngrohje nuk kemi veç dru me ble”.

“80 deri 100 euro po shkon një metër dru në nuk mundemi me përballu sepse nuk i kemi kushtet pa puna jemi, gjithë ditën në rrugë. Vitin e kaluar ka qenë më lirë nga 65 euro, 55 e 40 euro”, tha Ismaili.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-