Thellohet partneriteti policor Kosovë–Gjermani

Opoja.net Opoja.net Kosova

Vizita u realizua me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Delegacioni mori pjesë në ceremoninë qendrore të shënimit të Ditës së Policisë së Kosovës, si dhe zhvilloi takime zyrtare me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë, kolonel Fehmi Hoti, dhe menaxhmentin e lartë të këtij institucioni.

Gjatë takimeve u diskutuan projektet e përbashkëta, përparimi i arritur deri më tani dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimit, edukimit dhe shkëmbimeve profesionale.

Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm, kolonel Gazmend Hoxha ndau letra falënderimi për përfaqësuesit kryesorë të delegacionit:

  • Dr. Heike Wagner, Presidente e Universitetit Policor Brandenburg
  • Imme Krüger, Zëvendëspresidente
  • Carsten Pranz, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare
  • Sebastian Krah, Drejtor i Zyrës së Presidentes
  • Rreshter Driton Vrajolli, Atashe i Policisë së Kosovës në Gjermani

Ky vlerësim, sipas Policisë së Kosovës, pasqyron mirënjohjen për mbështetjen dhe partneritetin që ka kontribuar në avancimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të saj.

Në kuadër të vizitës, delegacioni realizoi edhe një vizitë protokollare në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku vendosi lule në emër të Kushtetutës së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Universitetit Policor të Brandenburgut, duke nderuar historinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri dhe demokraci.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për të thelluar më tej këtë partneritet strategjik, duke e shndërruar bashkëpunimin me Universitetin Policor të Brandenburgut në një model shembullor policor dhe akademik në Evropë – në shërbim të sigurisë, drejtësisë dhe demokracisë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-