THYERJA E REKORDIT ME COVID-19, A DO TË RIKTHEHEN MASAT? – FLET MINISTRI ZEMAJ

Opoja.net Opoja.net Lajme

Kosova ka shënuar numër rekord të prekurve nga COVID-19, vetëm sonte janë shënuar 129 raste të reja. Por, përkundër kësaj shifre ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se situata është e menaxhueshme, shkruan Insajderi.

Zemaj në emisionin “Debat +”, është shprehur se kjo shifër ka ardhur si pasojë e moskujdesit.

“Numri është shqetësues, duhet të jemi të vëmendshëm, është e menaxhueshme, s’kemi problematika as nga IKSHPK për testet e pikat e kontaktit, kam zhvillu edhe takime me Klinikën Infektive, ta shoh gjendjen e pacientëve por dhe përgatitjen nëse shtohet numri. Ky numër ka tregu pakujdesinë tonë, pas lirimit të masave dhe dita e sotme, kanë çit në sipërfaqe moskujdesin dhe papërgjegjësinë, andaj ky numër duhet të analizohet”, ka thënë Zemaj, përcjell Insajderi.

Sipas tij, edhe ata persona që kanë dal pozitiv asnjëri s’është në rrezik për jetë.

“Kërkojmë të përcillen rast pas rasti”, tha ai.

Zemaj ka potencuar se kanë miratuar manualin që mendohet se parandalon përhapjen e kësaj pandemie.

Mes tjerash, ai ka thënë se do të angazhohet që të mos ketë rikthim të masave.

Në Kosovë rastet e para me koronavirusin u shfaqën më 13 mars.Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik. Në nivel vendi numri i të prekurve në total ka arritur në 1 mijë e 615 derisa janë shëruar 963 e kanë vdekur 33.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-