Opoja.net

T’i dorëzohesh Atij !

Allahu i Madhëruar thotë: “Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!” (Maide, 23) “Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.” (Al’Imran, 159) “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” (Talak, 3) “A nuk i mjafton Allahu robit të Vet” (Zumer, 36) Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!”” (Teube, 51) “(Xheneti është për) ata që kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e tyre.” (Nahl, 42) “Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin.” (Shuara, 217)

* * *

48
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Resulullahu, (a.s.), ka thënë: “Ma prezantuan një pjesë të ymetit. Kishin mbushur malet dhe shkretëtirat. U habita që ishin aq shumë dhe u gëzova njëkohësisht. “U gëzove?” – më pyetën. “Po”, -u thashë. Më thanë se vetëm shtatëdhjetë prej tyre do të hyjnë në xhenet pa u marrë në llogari. “Cilët prej tyre?” – i pyeta. Më thanë se ata që nuk kanë përzier në punët e tyre magji e falle të ndryshme, ata që nuk i kanë besuar askujt tjetër përveç Allahut të Madhëruar.” Përsëri, në një rast tjetër, Resulullahu (a.s.), ka thënë: “Sikur t’i kishit besuar plotësisht Allahut, Ai do t’ju furnizonte sikurse furnizon zogjtë, të cilët në mëngjes dalin me stomak të zbrazët dhe kthehen në darkë me stomak të mbushur.” Kush i mbështetet Allahut të Madhëruar, Ai do t’i bëhet ndihmë për çdo punë. Do t’i sjellë furnizim nga vendet ku nuk i pret aspak. Kush i beson kësaj bote, Ai do ta lërë atë të përballet me këtë botë. Imam Gazali (k. s.), në veprën e tij “Kimja-i Saade” (Balsami i Lumturisë), thotë: “Shumë nga njerëzit e mendojnë dorëzimin tek Allahu sikur është t’ia lësh punët rastësisë, të mos bësh asgjë me zgjedhjen personale, të mos përpiqesh të fitosh para, të mos ruhesh nga gjarpri, akrepi apo luani, të mos pish ilaçe kur të sëmuresh, të mos mësosh fenë e sheriatin apo të mos ruhesh nga armiqtë. Ta mendosh kështu dorëzimin tek Allahu është e gabuar. Nuk është e përshtatshme me vetë sheriatin. Si mund të jetë dorëzim tek Allahu diçka e tillë, ndërkohë që bie ndesh me sheriatin? Ebu Bekri (r.a.), ishte njeri që i qe dorëzuar tërësisht Allahut të Madhëruar në çdo vepër të tij. Kur qe përzgjedhur si kalif i myslimanëve, ishte shitës i copave në pazar. Kur e patën pyetur: “O kalif! Si mund të bësh tregti, ndërkohë që ti drejton një shtet?”, ai u qe përgjigjur kështu: “Nëse nuk kujdesem për fëmijët e mi, si mund të kujdesem për të tjerët?” Pas kësaj, e panë të udhës që kalifes t’i ndanin një pagesë mujore nga thesari i shtetit. Kështu, ai nisi në çdo kohë të merrej vetëm me punët e shtetit. Ai bënte tregti, ndërkohë që ishte njeriu më shembullor lidhur me dorëzimin tek Allahu. Nuk kishte për qëllim thjesht të fitonte para. Fitesën e tij nuk e konsideronte si pasuri personale, por si pasuri e Zotit të Madhëruar. Nuk e donte pasurinë e vet më shumë se pasurinë e vëllezërve të vet në fe.” Si përfundim, thelbi i dorëzimit tek Allahu është të presësh vetëm nga Allahu dhe jo nga njerëzit dhe të mos u besosh shkaqeve. Resulullahu (a.s.), çdo natë lyente sytë me syrme. Çdo muaj bënte hixham. Pinte edhe ilaç, sa herë që kishte nevojë. Kur kishte ndonjë plagë, aty vendoste këna. Kur nuk arrinte të gjente diçka për plagën, vendoste pluhur dheu të pastër. Ai përdorte ilaçe. Këto shpjegohen gjatë në librat që flasin për mjekësinë profetike.

© Opoja.net

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto