Tortë me çokollatë milka

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kuzhina

Perberesit:

1 l qumesht
10 luge sheqer
3 pudinga vanilje
300 gr cokollate milka
100 gr cokollate milka e bardhe
500 ml ajke e embel(hopla per embelsira ose krem pana)
biskota plazma ose pishkote

Udhezimet:

Ne nje ene qesim qumeshtin te vloj.
Me pare ndajme nje gote qumesht qe te perziejme pluhurin e pudingave dhe sheqerin ne te.
Pasi vlon qumeshti shtojme pudingat e tretura dhe perziejme derisa te trashet mire kremi i pudinges duke mos lene te formohen kokerrza.

Kremin e pudinges e ndjame ne dy ene vecmas.
Ne njeren ene shtojme cokollaten e kafte dhe perziejme derisa te shkrije cokollata.
Ne pjesen tjeter shtojme cokollaten e bardhe dhe perziejme derisa te shkrihet cokollata.
Kremerat e pergaditura i leme te ftohen te mbuluara me folie plasmasi qe gjate ftohjes te mos formojne shtrese persiper.
Tanim perziejme ejken e embel derisa te trashet.Marim nga ajka ¼ e kremit dhe shtojme tek enea me pudingen dhe cokollaten e kafte,kurse ¼ e ajkes shtojme tek ena me pudingen dhe cokollaten e bardhe.
Qe te dyja kremerat i perziejme mire.Ka mbetur dhe gjysma e ajkes se embel e perzier me ngjyre te bardhe.
Ne nje ene te thelle shtrojme folie plastmasi dhe anash.Ne po ate ene qesim nga kremi me cokollate te bardhe dhe nga kremi me cokollate te kafte.Rrafshojme mire derisa te shtrihet masa duke perzier me shume kujdes(ndodh qe perzihen shtresat por nuk eshte ndonje gje e madhe).
Tanim mbi shtresen me cokollatat dhe pudingat qesim masen e ajkes se embel me ngjyre te bardhe dhe rrafshojme.
Persiper qesim prap nga kremrat me cokollate.
Krejt persiper shtrijme biskota plazma ose pishkote derisa te mbulohet krejt siperfaqja e tortes.
Mbulojme me folie plastmasi dhe enen veme ne frigorifer per disa ore.
Pastaj largojme ene nga frigoriferi dhe kthejme permbys,ne menyre qe shtresa me biskotat te mbetet ne fund.
Tanim torta duhet te jete formesuar mjaftueshem dhe dekorojme sipas deshires

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-