Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku një burrë rreth 60 vjeç ka humbur jetën papritur derisa po pinte kafe në një lokal së bashku me vëllain e tij.
Rasti ka ndodhur rreth orës 09:20 në rrugën “Ilaz Kodra”, në kafiterinë “Crali”, ku sipas policisë, viktimës T.Q. i është përkeqësuar gjendja shëndetësore papritmas. Të pranishmit kanë kërkuar menjëherë ndihmën e emergjencës, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, i ndjeri nuk ka arritur të mbijetojë.
Lajmin e ka konfirmuar Togeri Tahir Kabashi, i cili tha se sipas dëshmisë së vëllait të viktimës, ai kishte probleme shëndetësore të mëhershme.
“Njësitë relevante policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit në fjalë”, deklaroi Kabashi, duke shtuar se me urdhër të Prokurorit Publik të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Aktualisht, rasti është në hetim nga autoritetet kompetente, për të sqaruar rrethanat e sakta të vdekjes.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.