Opoja.net

TROTUARET – një nevojë e domosdoshme për shumë fshatëra të Opojës!

TROTUARET – një nevojë e domosdoshme për shumë fshatëra të Opojës!

Një nga çështjet mjaftë serioze për shumë fshatëra të Opojës mbetën trotuaret. Kjo për faktin se fëmijët e shumë fshatërave, mësimet i vijojnë në fshatëra të tjera të Opojës, dhe jo në fshatin e tyre. Është e rëndësishme të përmendet që fëmijët e këtyre fshatërave së paku dy kilometra në ditë janë të detyruar të ecin në këmbë për vijimin e mësimit, përcjellë Opoja.net.

Këtë çështje e kemi ngritur si problem edhe gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e fundit lokale. Për më keq, edhe rruga kryesore që lidhë fshatërat e Opojës ku jetojnë me mijëra banorë, është tejet e ngushtë. Janë shtruar me mijëra metëra kubëza, në disa fshatëra edhe oborret e militantëve të partisë në pushtet janë shtruar me kubëza, ndërsa rregullimi i trotuareve midis fshatërave që janë tejet të nevojshëme, as që janë të parapara në buxhet.

Siç duket, prijoritet u është dhënë çështjeve ku mund të përfitohen votat, dhe jo çështjeve që kanë të bëjnë me jetën e përditshëme të qyetatrëve që jetojnë në këtë komunë.

86 pako ushqimore u shpërndanë nga Shoqata humanitare Opoja

Opoja.net

Në Dragash shpërndahen pako ushqimore në kuadër të projektit “Sofra e Ramazanit 2021”

Opoja.net

Urimi i kryetarit të komunës Shaban Shabani për muajin e shenjtë të Ramazanit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net