5-6 kg
|
speca
|
1
|
hudhër e ndarë në thelpinj
|
20
|
karrota
|
3-4
|
tuba majdanoz
|
2 litra
|
ujë
|
½ litra
|
vaj
|
2/3 litra
|
uthull
|
200 gr
|
sheqer
|
180 gr
|
kripë
|
- I pastrojmë specat nga farat dhe bishti, i mbushim me nga një lugë të vogël me kripë brenda, dhe i vendosim në një tepsi. I pjekim për 3-4 minuta të 200 gradë C.
- I nxjerrim nga furra dhe i vendosim në një fuçi plastike. Të gjithë specat i shtypim me një pjatë.
- Marrim një tenxhere dhe e vlojmë ujin me kripë dhe sheqer. Kur uji të vlojë ia shtojmë uthullën.
- Karrotat i pastrojmë, qërojmë dhe presim në rrathë, hudhrën e qërojmë dhe të gjithë thelbat i grimcojmë dhe njejtë veprojmë edhe me tërë majdanozin.
- Hudhrën e grimcuar dhe majdanozin e shtojmë në tretësirën me ujë, njejtë veprojmë edhe me vajin.
- Specat i radhisim nëpër kavanozë së bashku me karrotat e prera. Një rend me spaca, një me karrota. Kështu veprojmë deri në fund të sasisë së specave dhe karrotave.
- Kur i mbushim kavanozët, ua shtojmë tretësirën e ujit.
- Ua vendosm kapakët, i mbulojmë më një batanie dhe i lëmë ashtu të ftohen ngadalë për 24 orë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.